Itali, konfiskohen rreth 18 milion produkte të falsifikuara
ROMË - Policia financiare italiane shpalli sot konfiskimin e 18 milionë objekteve të ndryshme të falsifikuara, kryesisht me prejardhje nga Kina, gjatë tre operacioneve të ndryshme në Romë dhe Padova.
"Operacioni i Padovas me konfiskimin e rreth 11 milionë objekteve të tilla, është më i madhi i kryer që prej fillimit të vitit në Itali", deklaroi një përfaqësues i policisë lokale, Luca Gelormino.
Tre biznesmenë kinezë që importonin këto objekte nga Kina, duke filluar nga aparatet e ndryshme, enët e kuzhinës, produkte të higjienës personale, lodra dhe kancelari, u vunë para drejtësisë. Produktet në fjalë kishin dokumente të rreme ose të lëshuara nga organizma të rreme.
"Kjo do të thotë se këto produkte mund të jenë të rrezikshme, si për shembull enë kuzhine ose lodra plastike të prodhuara me mbeturina nga Evropa dhe të dërguara drejt Kinës. si pasojë e kësaj, duke shmangur marrjen e çertifikatave të duhra, këto produkte mund të shiteshin me çmime tejet të ulëta, duke manipuluar konkurrencën me sipërmarrësit e ndershëm", theksoi, Gelormino.
(a.k/ata/BalkanWeb)