Shakhtar Karagandy, rivali i turit tjetër për Skënderbeun
Skënderbeu do të ndeshet me kazakistanasit e Shakhtar Karagandy në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Një kundërshtar që ka eliminuar Bate Borisovin e Bjellorusisë me dy fitore minimale nga 1-0, kur kujtojmë që bjellorusët në sezonin e fundit në Champions League mundte në grupe 3-1 Bajernin e Mynihut, kampionin në fuqi të Europës. Në këtë prizëm, kazakët janë një ekip me ambicie dhe të fortë dhe jo rastësisht ndodhen këtu. Janë shpallur kampionë dy vitet e fundit dhe pak a shumë janë si Skënderbeu, vetëm me një ndryshim, që korçarët janë shpallur tri herë kampionë rresht dhe janë themeluar më parë si klub. Marrin pjesë për herë të dytë në Ligën e Kampioneve, teksa vjet janë eliminuar në turin e parë nga Slovan Liberec. Ndërsa në Ligën e Europës rivali ka dy eksperienca, ku njëherë ka arritur ta kalojë turin e parë, duke eliminuar Koperin e Sllovenisë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)