E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, konsultime per qeverine e re

Presidenti italian, Xhorxho Napolitano, nisi dje konsultimet per qeverine e re, pasi Kryeministri Romano Prodi dha doreheqjen, si pasoje e humbjes se votebesimin ne dhomen e larte te senatit. Prodi, qe humbi vetem me pese vota, kishte vetem 20 muaj qe kishte ardhur ne post. Nje gje e tille do te thote se Italia po perballet me nje periudhe te gjate pasigurie qe do te vonoje edhe me teper reformat aq te kerkuara per vendin. Vota ne Senat u shoqerua me skena kaotike. Nje senatori i ra te fiket dhe e nxoren me barele, pasi ai ishte shprehur se do te mbeshteste kryeministrin. Senatoret perkrahes te Berluskonit hapen shishe shampanje per te festuar humbjen.
Tani eshte presidenti ai qe duhet te vendose se cfare do te beje Italia tani. Nje mundesi jane zgjedhjet e shpejta por sugjerohet se ai eshte ne favor te nje qeverie te perkohshme qe mund te ndryshoje ligjet elektorale qe e sollen Italine deri ketu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›