E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri takon artisten e mirenjohur angleze, Emma Thompson

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha pati dje, ne Davos, nje takim me skenaristen, regjisoren dhe producenten angleze me fame boterore, Emma Thompson. Zyra e Shtypit prane Kryeministrise beri te ditur se, ne kete takim, zonja Thompson i shprehu Kryeministrit Berisha admirimin e saj per vendin tone me pasuri te medha natyrore, kulturore dhe ekonomike, sipas saj, ende te pazbuluara, apo te pashfrytezuara. Ne menyre te vecante, ajo u ndal ne pasurine shpirterore te shqiptareve, si dhe ne bukurite e bregdetit tone. Kryeministri Berisha i shprehu zonjes Thompson mbeshtetjen qe qeveria shqiptare do te jape per projektet e saj dhe kompanine qe ajo drejton, ne promovimin e bukurive dhe artit shqiptar. Gjithashtu, zonja Thompson kerkoi nga Kryeministri Berisha ndihmen e qeverise shqiptare, ne perpjekjet e saj si perfaqesuese e Kombeve te Bashkuara ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore. Kryeministri Berisha garantoi mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare ne kete drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›