Detyra, 137 gazetare kane vdekur gjate 2007-es
TIRANE - Te pakten 137 gazetare jane vrare gjate 2007-es dhe 27 te tjere kane vdekur aksidentalisht teksa ushtronin profesionin e tyre, sipas shifrave vjetore te bera te ditura te premten nga Federata Nderkombetare e Gazetareve. Duke iu referuar te dhenave , Iraku edhe gjate vitit 2007 ka qene serish vendi me i rrezikshem per te ushtruar gazetarine , me 65 te vrare , ne pjesen me te madhe gazetare te zones, teksa shifra e gazetareve qe kane vdekur ne kete vend, nga fillimi i luftes ka kaluar numrin 250-te. Mbas Irakut, vjen Pakistani dhe Somalia, me shtate te vrare ; Meksika dhe Sri Lanka, nga gjashte ne secilin vend ; Filipinet me pese te vdekur dhe Afganistani me kater. Gjate vitit 2006, u vrane 155 reportere , vit qe Federata Nderkombetare e Gazetareve e cilesoi edhe si