Monsinjor Mikel Koliqi; kardinali i pare shqiptar
TIRANE - Njembedhjete vjet me pare u nda nga jeta ne moshen 94 vjecare Monsinjor Mikel Koliqi, Kardinali i pare shqiptar, qytetar i nderuar dhe meshtar me vlere, figura e te cilit u rrit ne heshtje pa asnje krenari te vetedijshme. Ai ishte njeriu qe megjithe peshen e rende te vuajtjeve fizike dhe shpirterore beri per vete boten me buzeqeshjen e tij te embel si te nje fisniku mbi ndergjegjen e te cilit nuk rendon pesha e mekatit, por eshte ne paqe me Zotin dhe me veten, eshte shprehur per te Kryepeshkopi i Durresit dhe i Tiranes , Rrok Mirdita. Mons.Mikel Koliqi lindi ne Shkoder ne shtator te vitit 1902. Pasi kreu studimet e para ne Shkoder shkoi per studime te mesme dhe te larta ne Itali. Pasi kreu studimet per teologji ne Milano te Italise, ai kthehet ne Shqiperi dhe shugurohet meshtar ne moshen 29 vjecare. Qendrimi ne Itali per disa vjet nuk do bente qe te harronte vendin e tij, perkundrazi ai do te ishte edhe me i lidhur me token e te pareve. Ne vitin 1936 Dom. Mikel Koliqi emerohet famulltar i Shkodres dhe me pas Vikar i Pergjithshem: bir i sigurte i Selise se Shenjte. Duke patur talentin me vlere te muzikes Dom Mikeli formon nje kor te vogel modern te Katedrales ne Shkoder. Me notat e tij te permallshme dhe te fuqishme ne skenat e salloneve te atehershme do te perteriheshin zemrat e kombit per "fe dhe per atdhe" sic shprehej vete Koliqi. Po ne katedralen e Shkodres ai themelon Veprimin Katolik per rinine , behet drejtor i pare i revistes "Kumbona e se dieles", nje reviste fetare dhe kulturore ne te cilen shkruajten pena te zgjedhura deri ne mbylljen e saj ne dhjetor te vitit 1944. Regjimi komunist e arreston Dom Mikel Koliqin dhe e denon me 4 vjet burg. Ne vitin 1953 internohet dhe me pas denohet perseri me 15 vjet burg. Ai kalon keshtu 38 vjet te jetes se tij ne burg dhe ne internime, ne kampe, ne pune me lodhje te renda, por megjithate ai do te perfeksionoje veten permes vuajtjeve , duke duruar dhe duke falur. Me ardhjen e demokracise ne Shqiperi Mikel Koliqi merr titullin "Monsinjor", dekorohet me titullin "Pishtar i demokracise", ndersa mban detyren e famulltarit te Shkodres deri ne vitin 1992. Te shtunen me 26 nentor 1994, ne sallen "Paolo IV", kryesuar nga Papa Gjon Pali I Dyte , u mblodh Koncistori, per emerimin e kardinaleve te rinj, ndersa te nesermen, ne Baziliken e Shen Pjetrit u zhvillua ceremonia e dyte, gjate se ciles, te emeruarit merrnin unazen e kardinalit. Gjate ceremonise, kardinalet e rinj iu gunjezuan Papes. Dom Mikelin nuk e linte mosha e shendeti, keshtu qe qendroi i ulur ne karrige dhe Papa do ta bekonte. Por ne ate moment do te ndodhte dicka e papritur; per here te pare ne historine 2000 vjecare te Kishes, nje Pape u gjunjezua para nje Kardinali... Te henen, me 28 nentor, Papa e priti ne audience Kardinalin dhe njerezit e tij. Mediat boterore i kushtuan vemendje te vecante emertimit kardinal te Dom Mikelit, jo vetem si kardinal i pare nga Shqiperia, por edhe si 92 vjecar. Por Dom Mikeli qendroi gjithnje i njejti person, me thjeshtesine e njeriut te madh, qe e karakterizoi gjithe jeten. Ai tha: "Papa me ka zgjedhur mua per kardinal se isha me i moshuari" dhe "titullin e kardinalit e ka marre gjithe Shqiperia." Ne Shqiperi u bene festimet e rastit, per kardinalin, ai mori pjese me thjeshtesine e tij te zakonshme. Populli e duartrokiti me zjarr dhe degjoheshin thirje nga turma, Dom Mikel, Dom Mikel... Shendeti i tij u keqesua, dhe me gjithe kujdesjet e medha, nuk pati permiresime. Me 25 dhjetor te vitit 1996 Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha shkoi personalisht ne shtepine e tij dhe i dorezoi dekoraten e larte "Nderi i Kombit". I rrethuar me kujdesje te vazhdueshme dhe dashuri nga motra Margarita, nipi Berti, nusja Xhine, me 28 janar te vitit 1997 mbylli syte pergjithmone ne shtepine ku kishte lindur. Ne ceremonine e varrimit te tij mori pjese gjithe populli i Shkodres. Moren pjese edhe autoritetet me te larta te bashkise katolike, te Shtetit Shqiptar dhe te qytetit te Shkodres, perfaqesues te bashkive fetare dhe te shoqatave fetare humanitare. Papa dergoi telegram ngushellimi, kreut te konferences Ipeshkvnore te Shqiperise dhe Arqipeshkvit te Tiranes dhe te Durresit, Imzot Rrok Mirdites. Ne varrim foli edhe presidenti i atehershem Berisha dhe gjithashtu Imzot Rrok Mirdita.