E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, “Gulit” shkatërron organizatën shqiptare të drogës

ROME-Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Itali, si anëtare të një organizate te drejtuar nga shqiptarë që trafikonte drogë në vendin fqinj.

Sipas agjencise se lajmeve Ansa, autoritetet italiane arritën gjatë natës të shkatërrojnë organizatën e trafikanteve, pas disa muajsh hetime që u finalizuan me operacionin “Gulit”. Në fakt hetimet kishin nisur nga forcat e rendit të provincës së Viterbos në vitin 2008, mbi disa shqiptare që nxitën prokurorinë italiane ti bashkohet forcave të rendit për të vërtetuar aktivitetin e këtij grupi. Për pasoje doli në pah se të gjithë personat e përfshirë bëjnë pjesë në një organizatë të vetme, të drejtuar po nga shqiptarë, e cila kryente trafik nderkombëtar të lëndëve narkotike.

Në të njëjtën periudhë, drejtoria antimafia e Romës zbuloi se ngarkesa te mëdha me kokainë në kryeqytet drejtoheshin nga shqiptare, edhe pse këta të fundit rezultonin pa dokumentacion dhe të papunë.

Në muajt në vijim, u arrestuan në flagrance shtatë shpërndarës droge që rezultoi se kishin lidhje me rrjetin e trafikantëve dhe u sekuestruan sasi të mëdha kokaine, që vinte nga Shqipëria, Belgjika e Spanja, e destinuar ne furnizimin e tregut të Romes dhe provincës së Viterbos.

Ndërkohe dje në mbremje, 11 shqiptare dhe kater rumune kane rene ne prangat e karabiniereve te Romes, pasi akuzohen per vjedhjen e vilave dhe apartamenteve ne kryqytetin italian si dhe ne disa lokalitete te tjera. Te ashtuquajturit hajdutet akrobate, kishin shkaktuar frike ne zonat ne veri te Romes, ku vitin e kaluar u plackiten shtepite e disa personazheve vip, mes te cileve edhe ish i drejtori i lajmeve në një prej kanaleve të Mediasetit. Hajdutet hynin nëpër apartamente nga ballkoni dhe tarraca dhe për këtë arsye kishin marre nofkën “hajdutet akrobatë”. Hetimet u pershpejtuan gushtin e kaluar kur një shqiptar vdiq pasi ra nga një pallat në të cilin po kacavirrej.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›