E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez ështëi Interit, sotzyrtarizimi në Milano

MILANO-Rafael Benitez do të jetë trajneri i ri i Interit. Ka qenë vetë presidenti Masimo Morati që ka konfirmuar dje se bisedimet me ish-teknikun e Liverpulit janë drejt përfundimit dhe sot pritet zyrtarizimi i marrëveshjes. "Ndoshta nesër (sot) do të zyrtarizojmë kontratën me Benitez, - tha Morati në mbrëmje. - Disa shifra të publikuara në gazeta do të rishikohen. Duhet vetëm të përfundojmë tratativën, e cila më duket normale dhe disi e shpejtë", shtoi ai. I pyetur nëse me Benitez janë diskutuar çështje merkatosh, Morati e mohoi këtë, ndërsa e quajti spanjollin si vazhdimësi të nivelit të lartë të skuadrës zikaltër. "Benitez është personazhi më i përshtatshëm për të drejtuar Interin, prandaj e zgjodhëm", u shpreh Morati.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›