E Diel, 1 Nëntor 2026

Basesku: Tirana tëshpallë minoritetinarumun, kombëtar

TIRANE- Minoritetit arumun duhet ti jepet statusi i një minoriteti kombëtar përtej atij të një minoriteti etno- gjuhësor që ekziston deri tani. Kërkesa është bërë nga presidenti rumun Trajan Basesku i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Topi, Basesku tha se kemi kërkuar dhënien e statusit të minoritetit kombëtar pë arumunët. Ai shtoi se “arumunët janë shtetas të besuar të shtetit shqiptar të cilët kanë treguar se e meritojnë këtë vlerësim”.
Basesku ka përsëritur qëndrimin e Rumanisë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kjo jo se “rumania nuk respekton kosovarët por nga respekti për të drejtën ndërkombëtare.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›