Banka Botërore: Në rrezik sistemi ipensioneve shqiptare
TIRANE-“Sistemi i pensioneve në Shqipëri ka shumë gjasa që në një periudhë afatmesme apo afatgjatë të kalojë në deficit”, bëri të ditur për Balkan Bussines News, përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Nuamah. Sipas Bankës Botërore nevojitet me urgjencë një reformë e qëndrueshme në sistemin e pensioneve shqiptare.
Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri deklaroi se për këtë arsye ka inkurajuar partitë politike për të ngritur në debatet e tyre cështjen e reformës në pensione. Ajo shpreson që me nisjen e dialogut politik në Shqipëri, mund të nisë diskutimi dhe i kësaj cështje.
“Kjo mund ti adresohet vetëm reformave të qëndrueshme. Kjo nuk është një formulë që mund të vazhdohet deri në vitin 2015, dhe pastaj të vazhdosh me reforma të tjera. Ne si përfaqësi e Bankës Botërore në Shqipëri jemi shumë të inkurajuar për këtë cështje dhe për ta ngritur cështjen në nivel diskutimesh, pasi dhe përmirësimet që po ndodhin këto kohë në politikën shqiptare po krijojnë mundësinë për debate që më pas të ndërmerren reforma”, u shpreh Nuamah.
(d.b/BalkanWeb)