E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, mafia kontrollon tregtinë e domateve

Hetuesit në Itali po shqyrtojnë pretendimet se mafia dominon shpërndarjen e domateve Pachino të Sicilisë.
Shumë të pasionuar pas ushqimit e konsiderojnë këtë varietet të ëmbël dhe më shumë lëng si më të mirën në vend.

Hetimi ndjek thirrjen e një prezantuesi të famshëm për dyqanshitësit që ta bojkotojnë produktin.

Domatet Pachino mbahen si më të shijshmet. Kur mafia u akuzua se prodhon këto domate dhe u bë thirrje për bojkotimin e tyre, shumë persona pësuan shok. Italia është një vend që e merr shumë seriozisht punën e të ushqyerit.

Prezantuesi popullor Alessandro di Pietro,  i cili drejton emisionin “Mbajtja e një syri në pazar”, tepër i ndjekur veçanërisht nga shtëpiaket. Blerësit theksoi Di Pietro paguajnë 11 herë më shumë për se harxhojnë prodhuesit për domatet Pachino. Këto para përvetësohen nga mafia, pretendon prezantuesi, ndaj dhe bëri thirrje për bojkot.

Ministri Italian i Mjedisit, Stefania Prestagiacomo, paralajmëroi se pretendimet mund të shkatërrojnë jetesën e mbi 5 mijë fermerëve.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-08 11:38
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›