Itali mbytet anija 6 te vdekur

Të paktën gjashtë vetë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë mbrëmjes të së premtes, pas një dalje në det të një anije e cila ngeci në rërë pranë ishullit italian, Giglio në Toskanë, bëri të ditur agjencia e lajmeve, ANSA.
"Konkordia Kosta", në pronësi të Genoa Costa Cruises, ngeci në një bankë rëre jashtë ishullit, në bregdetin perëndimor të Italisë. “Incidenti ndodhi gjatë kohës së darkës,” tha një dëshmitar për ANSA-n.
Anija transportonte rreth 3.200 pasagjerë dhe 1.000 anëtarë të ekuipazhit në atë kohë. Shumica e pasagjerëve në bord ishin italiane, të tjerët qytetarë francezë dhe gjermanë.
Përpjekjet për evakuim ishin mjaft të vështira për shkak të vendodhjes së anijes. “Disa pasagjerë ranë në ujërat e akullt, gjatë evakuimit”, njoftoi agjencia e lajmeve. Rreth 300 persona ishin ende në anije, të shtunën herët, në pritje për t'u evakuuar.
“Konkordia”, është ndërtuar në vitin 2006, dhe ishte nisur nga Roma, ku më pas do të ndalonte në Savona, Marsejë, Barcelona, Palma de Mallorca, Cagliari dhe Palermo, sipas kursit të lundrimit.