E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali nderron jete ne spital Musa Skura

Ndërron jetë në spitalin e Foxhas në Itali, Musa Skura, shefi i Krimeve të Matit, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor mbrëmjen e 13 janarit.

Sipas informacioneve të fundit, Skura nuk arriti të mbijetonte pas plagëve të rënda që mori në këtë operacion, ndërsa gjendja e tij u komplikua mjaft orët e fundit.

Gjatë operacionit të 13 janarit, në vendin e quajtur “Përroi i Kecit” patrulla e policisë, që drejtohej nga shefi i Krimeve, Musa Skurra i zuri rrugën motorit me të cilin udhëtonin dy persona të kërkuar, Fitim Alla dhe Vilson Milkurti. Të ndodhur përballë patrullës policore, dy të rinjtë hapën zjarr drejt policisë.

Si pasojë e këtij shkëmbimi zjarri mbeti i plagosur rëndë komisar Musa Skura dhe njëri nga autorët, Fitim Alla, 19 vjeç.

I pandehuri kryesor për këtë ngjarje, në sallën e gjyqit, nuk bëri asnje deklaratë, duke marrë vendimin për masën e sigurisë arrest me burg. Nderkohe qe mbetet ne fuqi deshmia e tij para prokurorise kur ai mesohet te kete justifikuar veten se ne çastet e kesaj ngjarjeje ka qene ne gjendje te dehur.Edhe kerkesa e avokateve per dergimin e tre te rinjve te tjere Vilson Milkurti, Edison Lleshi dhe 15-vjeçarit me incialet A.LL per mase sigurie nga nje gjykate e zakonshme per shkak te akuzes se tyre, nuk u mor parasysh nga togat e zeza duke u lene ne arrest me burg nga krimet e renda.

Operacioni policor u organizua pasi një burim i zonës i kishte njoftuar se disa persona do të trafikonin municione.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›