Këngëtarët shqiptarë shumicën e koncerteve të tyre i kanë në vende ku ka komunitet shqiptarësh.
Dihet që në këto vende të zhvilluara për koncertet live paguhet shumë. Shumat, në varësi të popullaritetit të këngëtarit, janë gjithmonë mbi 1000 euro.
Dyshja e njohur e skenës muzikore, Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, kanë marrë 70 mijë dollarë për 4 koncerte.
Kështu ka bërë të ditur aktori i njohur Fejzullah Myftari, ndryshe i njohur si Cekja i Beratit, i cili kishte shoqëruar këngëtarët në turne në Australi, shkruan "Mapo". Sipas tij, kjo ishte më e pakta dhe secili prej tyre vetëm në katër koncerte kishin përfituar një shumë prej 35 mijë dollarësh.
Normalisht që 35 mijë dollarët nuk ishin vetëm lekë të përfituar nga ftesa, por edhe nga bakshishet e shumta që njerëzit lënë për këngëtarët në raste të tilla.
Kjo deklaratë bën që Sinani dhe Seldi të radhiten menjëherë në këngëtarët më të paguar për këtë fillimviti, e pse jo ndër më të paguarit ndër të gjithë të tjerët. Vendet ku ata paguhen më shumë mësohet se janë Zvicra, Suedia, Gjermania por edhe në vendet e tjera fqinje e deri në Amerikë./Indeksonline/