E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëson të tjerët të këndojnë live, por vetë këndon playback

Mbrëmë gjatë edicionit të “X Factor Albania” përveç konkurrentëve që kënduan në skenën gjigante, interpretoi këngën e tij “Refuzoi” me të cilën fitoi garën e “Kënga Magjike 2012”.

I çuditshëm duket fakti që mentori i njërës nga skuadrat e këtij edicioni, asaj të grupeve, tenton t’i mësoj të tjerët për të kënduar live, por në fakt ai këngën e vet e këndoi playback.

Ndonëse i ulur në një piano teksa mundohej të dukej si performancë live, ishte mëse e dukshme që ai thjesht po hapte gojën për të përcjellur fjalët e këngës, që siç thotë ai, e emocionojnë çdo herë.

Kjo mund të jetë një shembull i keq, për artistat e ri, duke qenë se arsyeja kryesore pse bëhen spektakle të tilla, është të ndryshojnë qasjen e artistave për të performuar playback.

Duke qenë se “X Factor Albania” ka blerë të drejtën e transmetimit në Shqipëri nga shefi i spektaklit, Simon Cowell mundohen të përcjellin rregullat e përgjithshme të tij.

Edhe në vendet e tjera, këngëtarët që janë në rolin e jurisë së spektaklit këndojnë, por këndojnë live. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›