Itali ne pranga 5 shqiptare kapen me rreth 600 gr kokaine
Diten e djeshme ne qytetin e Teramos policia italiane ka arrestuar pese shqiptare per trafik te lendeve narkotike. Mesohet se te arrestuarit jane Gjovalin Ndoj 27-vjec Fiqiri Dedej 54-vjec dy djemte e tij Denis Dedej 26-vjec dhe Roland Dedej 23-vec si dhe Nerxhina Kekerri 21-vjec. Pese shqiptareve u eshte sekuestruar nje sasi prej rreth 600 gramesh kokaine e barabarte me nje sasi prej 2400 dozash me vlere rreth 90 mije euro. Fillimisht policia ka rene ne gjurmet e njerit prej shqiptareve Gjovalin Ndoj per te cilin kishte dyshime per trafik droge. Kur agjentet e anti-doges italiane kane qene te sigurt se ne makinen e tij kishte droge kane nderhyre dhe kane bere kontrollin. Ndoji eshte ndaluar ne rrugen e Teramos teksa ka qene duke udhetuar ne nje makine tip Volksvagen Passat. 27-vjecari qe jetonte ne Itali me dokumente te rregullta kishte fshehur ne sediljen e makines 400 grame kokaine te paster. Mesohet se Ndoj u arrestua pak minuta pasi kishte dale nga shtepia ku jetonin 4 shqiptaret e tjere. Kjo gje ka bere qe karabinieret te shkojne menjehere ne banesen ku ishte furnizuar ky i fundit. Pas rrethimit te baneses eshte bere dhe arrestimi i pese personave te tjere. Nderkohe qe vajza 21-vjecare Nerxhina Kekerri ne momentin e hyrjes se policise ka hedhur rreth 230 grame kokaine nga dritarja per te fshehur gjurmet. Droga eshte marre me pas nga karabinieret. Tashme pese shqiptaret ndodhen ne burgun e Castrognos ne pritje te gjyqit.