E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe ne pranga babe e bir pasi qelluan policet

Mengjesin e sotem policia e Lezhes ka arrestuar ne flagrance dy persona pasi mbremjen e djeshme ata kane gjuajtur me bresheri armesh kur forcat e policise kane ndaluar ne cep te rruges per nje kontroll te rastesishem. Te arrestuarit jane babe e bir Mark Lleshi 64-vjec dhe i biri i tij Altin Lleshi 25-vjec. Ngjarja ka ndodhur ne aksin e vjeter te rruges Lezhe- Kallmet. Burimet e policise kane njoftuar se nuk ka pasur te lenduar nga asnjera pale. Nderkaq ne vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale 17 cope gezhoja dhe mjeti ne te cilin kane qene te arrestuarit. Nderkohe materialet proceduriale do ti kalojne rrethit gjygjesor Lezhe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›