E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, nëna vret fëmijën e saj 3-vjeçar

Një nënë ka vrarë me thikë fëmijën e saj 3-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në mbrëmje në fshatin e Curtarolos i cili ndodhet afër qytetit të Padovas, në Itali.
Gruaja e paidentifikuar ka përfituar nga mungesa e bashkëshortit, i cili kishte dalë që të blente pica për të ngrënë darkën, më pas ajo ka kryer krimin. Kjo ngjarje është zbuluar nga një fqinj i cili ka dëgjuar zhurma. Më pas ai ka hyrë brenda ku ka parë gruan e shpërfytyruar e cila ishte ulur dhe mbante në mes të duarve kufomën e fëmijës së pajetë. Ndërsa në afër tyre ndodhej foshnja e sapolindur e nënës nga Curtarolo, e cila po flinte e qetë. Direkt pas ngjarjes nëna vrasëse është shtruar në një spital psikiatrik ku edhe ka marrë ndihmën e parë.
Sipas hetuesve kjo tragjedi është shkaktuar nga një krizë e fortë mendore e cila mund të jetë shkaktuar pas lindjes së fëmijës së saj të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›