E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, ngadalësohet recensioni

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Itali është ulur me 0,5 për qind gjatë tremujorit të dytë në raport me tremujorin e parë, gjë që shënon një ngadalësim të recesionit në vend, sipas vlerësimeve të para të publikuara sot nga Instituti i statistikave INSTAT.''Në përmbledhje vjetore, Prodhimi i Brendshëm Bruto është ulur me gjashtë për qind'', shtoi ''INSTAT'' në një komunikatë. Këto shifra rezultojnë më të mira se parashikimet e ekonomistëve që mendonin një rënie me 0,7 për qind në raport me tremujorin e parë dhe me 6,1 për qind në një vit, sipas një konsensusi të arritur nga agjencia ''Dow Jones Newswires''.
''Kjo rënie e re e Prodhimit të Brendshëm Bruto italian gjatë tremujorit të dytë, për të pestin tremujor radhazi ka ardhur nga ulja e vlerës së shtuar në sektorin bujqësor, industrial dhe shërbimeve'', nënvizoi INSTAT.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›