E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, një 26-vjeçar shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

ITALI - Një 26-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Foxhia të Italisë, pasi u godit nga një automjet tip “Peugeot”, e cila me pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas mediave italiane, viktima është shqiptari Redis Rosa, i cili punonte në një fermë. Fillimisht alarmin për zhdukjen e të riut e kishte dhënë vëllai i tij e më pas forcat e ushtrisë kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit në buzë të rrugës në rrethinat e Foxhias.

Sipas policisë, duket se makina që ka shkaktuar aksidentin ka dalë nga rruga, por drejtuesi i mjetit ka arritur që më pas ta rikthejë makinën e tij në rrugë, duke u larguar menjëherë. Autoritetet italiane janë vënë në ndjekje të autorit të këtij aksidenti të rëndë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›