Itali, një 30 vjeçar shqiptar hedh të shoqen nga kati 9-të
Një 30-vjeçar shqiptar në banim në Itali ka hedhur bashkëshorten e tij nga kati i 9-të i pallatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në provincën Cologno Monzese të Milanos ku 30-vjeçari shqiptar me inicialet Z.L ka hedhur nga dritarja gruan e tij Silvana H. pas një zënke me këtë të fundit për motive xhelozie.
Sipas mediave italiane, 31-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj.
Mësohet se 30 vjeçari ka tentuar të mashtrojë policinë, duke thënë se gruaja e tij u vetëhodh por pas hetimeve rezultoi se ai e kishte shtyrë nga dritarja gruan e tij.