E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, një bankë dyshohet se ka shkelur sanksionet ndaj Iranit

Banka Unicredit në Itali ka konfirmuar se është duke bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në hetimin e shkeljeve eventuale të sanksioneve.

Bazuar në raportet e Financial Times-it dhe Reuters-it, banka mendohet të ketë thyer sanksionet kundër Iranit, ndonëse një gjë e tillë nuk konfirmohet nga vetë banka.

Hetimet përqendrohen në një filial gjerman, HypoVereinsbank, të cilin banka italiane e ka blerë në vitin 2005.

Lajmi pason argumentet e ngjashme për dy banka në Mbretërinë e Bashkuar.

SHBA ka vendosur sanksione ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›