Vritet komandanti i rrjetit Hakani?

Agjencia e zbulimit e Afganistanit tha se është konfirmuar vrasja një komandanti kryesor të rrjetit militant Hakani me seli në Pakistan.
Drejtoria për Siguri Kombëtare e Afganistanit tha se Bedrudin Hakani është vrarë në një sulm me aeroplanë të telekomanduar në zonat fisnore të Pakistanit.
Të shtunën një i afërm, tha se Hakani, djali i themeluesit të rrjetit Hakani, ka vdekur të martën e kaluar (21 gusht) në veri të Vaziristanit.
Talebanët, që janë aleatë me rrjetin Hakani, kanë thënë se Hakani është ende gjallë.
Vdekja nuk është konfirmuar nga zyrtarët amerikanë apo pakistanez.
Bedrudin Hakani është përshkruar si një komandant i lartë operativ në rrjetin Hakani, që ka kryer sulme të profilit të lartë kundër trupave të huaja në Afganistan.