E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pas të mërkurës tjetër tërmet në veri

Ashtu sic ishte paralajmëruar një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka godidur Veriun e Italisë, për herë të dytë brenda javës. Banorët e qyteteve Torino dhe Milano kanë ndjerë lëkundjen sizmike rreth orës 15:53, e cila duket se nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme. Autoritetet deklaruan se epiqendra e tërmetit ishte 36 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Parmës dhe 91 kilometra në lindje të Xhenovës. Ditën e mërkurë, veriu i Italisë u trondit nga një tjetër tërmet me fuqi të përafërt, të cilin ekspertët e institutit të gjeofizikës e cilësuan si një paralajmërim për tërmete të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›