Irak, sulm me autobombë, 32 të vrarë

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një autobombë në një lagje të banuar nga popullsi shiite në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Shpërthimi ka ndodhurnë lagjen Zafaranije në afërsi të një tregu të populluar teksa po kalonte një një kortezh mortor. Pas largimit të trupave amerikane nga Iraku në dhjetor 2011, numri i viktimave është rritur në mënyrë drastike, ndërsa vendi është përfshirë nga një luftë e përgjakshme dhe përçarëse fetare.