E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Shanse të barabarta për të gjithë

Gjatë një fjalimi të mbajtur para studentëve të Universitetit të Miciganit presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se “nuk dua një vend vetëm për pak vetë, por një vend ku të gjithë të kenë mundësinë e tyre”. Ai ka theksuar se duhen rregulla të njëjta për të gjithë, duke ritheksuar nevojën për miratimin e ligjit “Buffet”, ose rritjen e ngarkesës fiskale për të pasurit.

“Kush fiton më shumë se një milion dollarë në vit duhet të paguajë 30 për qind taksa dhe jo të përfitojë nga shkurtimet fiskale për më të pasurit”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Obama ka përsëritur kështu fjalimin e pak ditëve më parë në State of Union, ku sulmoi pabarazinë e të ardhurave, duke u shprehur se ekonomia amerikane është në përmirësim, por papunësia mbetet e lartë në kuotën 8.5 për qind.
Fjalimi i presidentit Obama në Dhomën e Përfaqësuesve, që dominohet nga republikanët, ishte me një sy nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ku ai do të kërkojë një tjetër mandat katër vjecar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›