E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Njohjet për Kosovën,“spekulime”

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se shumë vende afrikane kanë konfirmuar “të pavërtetat”, që sipas tij, transmetojnë mediat kosovare e, sipas të cilave, “ disa vende të Afrikës kanë vendosur të njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Në Republikën e Afrikës Qendrore janë dhënë para të mëdha për të ndodhur kjo njohje. Mirëpo, me para nuk mund të blini gjithçka”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe, pas vizitës dyditore në Etiopi.

Jeremiç, i cili raportohet të ketë pasur disa takime me krerë të Këshillit Ekzekutiv të Bashkimit Afrikan ka thënë po gjithashtu se ministrat e jashtëm të Nigerisë dhe të Afrikës së Jugut “kanë deklaruar se qeveritë e tyre nuk do ta njohin Kosovën”.

Sipas tij, edhe qëndrimi i Etiopisë, ku ndodhet selia e Bashkimit Afrikan, “mbetet i palëkundur”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›