E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, përfundon sot referendumi për 4 ligje

Në Itali përfundon sot referendumi dyditor për mospërdorimin e energjisë atomike, për ligjin e imunitetit të kryeministrit Berluskoni dhe anëtarëve të kabinetit të tij si dhe për privatizimin e furnizimit me ujë. Qendrat e votimit mbyllen në orën 15:00. U raportua se ditën e dielë votuan 41 përqind e zgjedhësve. Që referendumi të jetë i vlefshëm, duhet të marrin pjesë të paktën 50 përqind e zgjedhësve. Nëse italianët votojnë kundër rifutjes në përdorim, të energjisë atomike, që kërkohet nga Berluskoni si dhe kundër ligjit të imunitetit, atëherë koalicioni i qendrës së djathtë të kryeministrit mund të përfshihet në vështirësi të madhe. Italianët po u drejtohen edhe sot, ashtu si një ditë më parë, kutive të votimit për referendumin për energjinë bërthamore, për imunitetin penal të kryetarit të qeverisë dhe për një privatizim të pjesshëm të furnizimit me ujë. Referendumet e ndërmarra nga opozita konsiderohen si barometër për kryeministrin e diskutueshëm Silvio Berluskoni. Për këtë referendum janë thirrrur 47 milionë persona me të drejtë vote. Synimi është, që të bllokohen përfundimisht planet e pezulluara të Berluskonit për rishfrytëzimin e energjisë bërthamore. Në sektorin e drejtësisë synohet të rrëzohet përfundimisht një ligj, i cili bën të mundur për anëtarët e qeverisë që t`u qëndrojnë larg seancave gjyqësore ndërsa në referendum për furnizimin me ujë bëhet fjalë për direktivën, që firmat private të përfshihen të paktën pjesërisht në tendera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›