E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, plagoset një i kërkuar shqiptar 24 vjeçar

Një i ri shqiptarë është plagosur nga një italian, pasi shqiptari tentoi ti grabiste shtëpinë. Ngjarja ka ndodhur në Kasertano të Italisë. Viktima është 24 vjeç, emri i tij nuk bëhet i ditur nga ana e policisë italiane. Viktima ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

ITALI- Një i kërkuar shqiptar 24 vjeçar është plagosur nga pronari i një banese në të cilën kishte hyrë për të vjedhur, në Kasertano, Itali. Shqiptari kishte hyrë në banesë së bashku me një tjetër bashkëpunëtor në një shtëpi në periferi të Formikolës, por pronari i ka parë dhe i ka qëlluar me armë. Shqiptari e kërcënoi me një pistoletë në tentativën e tij të dëshpëruar për të shpëtuar, duke qëlluar 5 herë, dhe në këto kushte pronari i banesës i është kundërpërgjigjur duke qëlluar të riun në krah dhe në kraharor. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur nga policia, është në gjendje të rëndë. Dy ditë më parë një ngjarje e ngjashme, ka ndodhur po në Kasertano, ku grabitësi shqiptar është vrarë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›