PSD:“Dosjet”,që Berisha të dalë i larë me Gërdecin
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PSD,Teodor Osoja deklaroi se rasti i dosjeve, është një tjetër incident në vazhdën e përplasjeve të qeverisë me ndërkombëtaret, ndërsa shtoi se ligji i dosjeve i duhet qeverisë për të mbuluar Berishën për Gërdecin.
TIRANE- PSD ka reaguar për rastin e fundit të përplasjes së kryeministrit Berisha me raporterët e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve.
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Social Demokrate, Teodor Osoja deklaroi se rasti i fundit është një tjetër incident i rëndë në vazhdën e përplasjeve të qeverisë me institucionet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se ligji i dosjeve i duhet qeverisë për të mbuluar përgjegjësinë e Berishës për tragjedinë e Gërdecit.
Sipas PSD-së, opinioni publik dhe ai ndërkombëtar e kanë të qartë se ligji i dosjeve i duhet qeverisë për të goditur prokurorinë dhe gjykatën.
Ndër të tjera, Osoja ka theksuar se veprimet e kryeministrit Berisha nuk bëjnë gjë tjetër vecse na rendisin të fundit në proceset integruese.
(e.n/News24/Balkanweb)