E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana në Black-out për disa minuta

Është përfshirë nga një Black-out qyteti i Tiranës në orët e mbrëmjes. Shkak i këtij defekti ka qenë ndërhyrja për riparime në sistemin e transmetimit. Burime pranë OSSH-së bëjnë të ditur se po punohet për rikthimin normal të energjisë dhe në disa zona ajo është rikthyer. 

TIRANE- Si pasojë e punimeve në sistemin e transmetimit është shkaktuar një Black-out, i cili ka zgjatur për disa minuta në të gjithë qytetin e Tiranës. Kjo ka ardhur pas pësimit të një avarie të këtij sistemi. Burime pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes bëjnë të ditur se në disa zona të Tiranës po rikthehet energjia, gjithashtu thuhet se ka ende zona të cilat nuk i është rikthyer energjia. Ata pohojnë se po punojnë për riparimin e këtij defekti dhe se do të rikthehet energjia normalisht. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›