Itali, polici vret emigrantin shqiptar, ndalohen 2 të tjerë
NAPOLI- Një emigrant shqiptar 26 vjeç ka mbetur i vrarë nga një polic italian pasi nuk i ishte përgjigjur urdhër ndalimit në një postbllok policor. Viktima, i identifikuar nga agjencia e lajmeve ANSA si, Fatmir Xhafa, 26 vjeç ka qenë së bashku me tre bashkëatdhetarë të tij, të cilët, edhe ato, nuk i janë ndaluar urdhrit të policisë, në Napoletano.
Policia thotë se kemi të bëjmë me një vrasje aksidentale.
Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në lokalitetin Paskarola të Kaivanos në Napoli. Dy policë kanë qenë duke patrulluar për të parandaluar vjedhjet e makinave dhe të shtëpive gjatë natës, kur kanë parë 4 shqiptarë, të hipur në një makinë, tip Pasat. Thirrjes për të ndaluar për verifikim dokumentesh, shqiptarët i janë përgjigjur duke braktisur makinën dhe duke tentuar të largoheshin në këmbë.
Tre prej tyre kanë arritur të futeshin në një rrugicë qorre, i katërti është ndaluar nga njëri prej karabinerëve.
Ndërsa karabinieri i dytë është vënë në ndjekje të 3 shqiptarëve të tjerë, të cilët me leva hekuri kanë tentuar të bëjnë rezistencë dhe më pas të arratiseshin.
Polici, duke qenë i vetëm përballë 3 shqiptarëve, mbante pistoletën në gadishmëri. “Duhet të ketë qenë një goditje me shufrën e hekurit, mbi parakrahun e policit që ka shkaktuar dhe shkrepjen e armës”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. Plumbi ka qenë vdekjeprurës për 26 vjeçarin, ndërsa raportohet që dhe polici ka plagë nga goditje me levë hekuri.
Dyshohet se shqiptarët e ndaluar janë pjesë e një bande hajdutësh, pasi me vete i janë gjetur doreza dhe 1000 euro, për të cilat nuk kanë ditur të justifikojnë prejardhjen.
Gjithashtu makina ku po qëndronin shqiptarët, në momentin e ndalimit, ishte vjedhur një muaj më parë në provincën Avellino.
Dy shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Altin Murrja, 22 vjec dhe Lupen Allciu, 34 vjec. Ata ndodhen në burgun e Napolit dhe akuzohen për tentativë vrasjeje dhe kërcënim.
(s.g/BalkanWeb)