Imami: 45 mijë ton municione presin të asgjësohen
TIRANE-Në Shqipëri ka rreth 45 mijë ton municione të rrezikshme që presin asgjësimin. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami bëri të ditur sot në një konferencë për demontimin e armëve se procesi për asgjësimin e armëve të rrezikshme në vend po ecën me kuses dhe kjo falë ndihmës së OSBE dhe DASH dhe vendeve donatore si Danimarka dhe Gjermania.
“Synimi ynë parashikon uljen e rrezikshmërisë ndaj qytetarëve. Viti 2010 ishte vendimtar për këtë proces pasi tregoi se nga 6 mijë në vitin 2009, në vitin 2010 asgjësuam mbi 20 mijë ton. Brenda këtij viti u asgjësuan municionet më të rrezikshme, baruteve dhe lëndëvë eksplozive të rrezikshme dhe nxorrëm jashtë përdirimit 5 depo që ishin pranë qëndrave të banuara”.
Falë aleatëve, Imami theksoi se në këtë proces të rëndësishëm janë ngritur 8 linja demontimi armësh.
Ministri theksoi se ndaj sasive impresionuese të asgjësuara pritet po ashtu një punë impresionuse në vitet në vazhdim.
“Janë rreth 25 mijë ton municione që do të asgjësohen në vitin 2011, por kujtoj se brenda ketij viti muajt Janar-Qershor jane asgjësuar 19 mijë ton municione, ndërkohë që sasia e mbetur është 45 mijë municiones së shkallës së rrezikshmërisë së lartë si dhe 22 depo më armë pranë qëndrave të banuara”, theksoi në fjalën e tij Imami.
(d.b/BalkanWeb)