E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet 1.5 kg drogë do tregtohej në Itali

VLORE- Një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa me destinacion Italinë është sekuestruar mbrëmjen e djeshme nga policia shqiptare. Në pranga është vënë dhe poseduesi i saj, 23 vjeçari Ledjo Ndoni nga Fieri.

Sipas policisë lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli policor në pikën kufitare të portit të Vlorës. Ndoni që po udhëtonte me autobusin e linjës Vlorë-Firence, e kishte vendosur lëndën narkotike në çantën e tij të dorës, duke shpresuar të kalonte kontrollin e policisë, e cila ishte informuar më parë në rrugë operative. Kanabisi, i presuar, u gjet brenda një pakoje të mbështjellë me natriban të tejdukshëm në pjesën e sipërme të të cilës ishte vendosur një sasi pluhur kafeje.

Ndoni arriti të largohej, por u kap disa orë më pas, gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së Vlorës dhe të Fierit në banesën e tij në fshatin Libofshë, 20 km në veriperëndim të qytetit myzeqar.

Në këtë operacion të koduar me emrin “Trekëndëshi” u angazhuan Drejtoria Rajonale e Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe strukturat e policisë së qarqeve Vlorë e Fier.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›