E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga 47-vjeçares, kërkohej për vjedhje

Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pas një urdhëri arresti nga policia shqiptare.
 

Sipas Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, është arrestuar 47-vjeçarja Mimoza Lugjaj, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për vjedhje.
 

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar 47-vjeçaren me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" dhe "Fallsifikimit të dokumentave".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›