E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, pranga 41-vjeçarit, tregtonte lëndë narkotike

Në sajë të operacionit të koduar "Pavarësia", në Vlorë është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Skerdilajd Mitro, 41 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas tregtonte lëndë narkotike në qytet me qëllim përfitimi.

Fillimisht, nga një kontroll fizik ushtruar ndaj tij, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr pluhur ngjyrë bezhë e dyshuar si heroinë. Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 29.5 gr pluhur bezhë e dyshuar si "Heroinë", 260 gr lëndë bimore e dyshuar si marijuanë, 1 peshore elektronike SCALE si dhe 2 aparate celularë.
 

Sasia e lëndës e dyshuar si heroinë me një peshë të përgjithshme prej 30 gr ishte e ndarë në 90 doza dhe ishte e destinuar për tu tregtuar në qytetin e Vlorës. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›