E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër: Pranga 34-vjeçarit, i shpallur në kërkim

Sektori kundër krimit ekonomiko- financiar në drejtorinë e policisë së qarkut Gjirokastër ka venë në pranga shtetasin Kristo Zoto, 34 vjeç lindur ne Piskovë të Permetit dhe banues në qytetin e Durrësit. Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kerkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, pasi Gjykata e këtij rrethi e ka denuar atë më date 22.12.2010, me 6 muaj burg pasi është shpallur fajtor për vepren penale të mashtrimit.

Burime nga komisariati i Gjirokastrës bëjnë me dije se gjatë vitit 2009, ky shtetas i ka marrë 800 euro një personi nga qyteti i Përmetit duke i premtuar se do ta ndihmonte për të kaluar kufirin drejt shtetit grek.

Ndalimi i 34 vjeçarit Zoto është bërë në fshatin Piskove të rrethit Përmet, ndërkohë që materialet shtesë për Kristo Zoton, i kaluan Prokurorisë se rrethit gjyqësor Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›