Itali, pranga katër policëve, kapen me 20 kg hashash
4 shqiptarë te moshës 25 deri në 47 vjec, te gjithe rezidente të paligjshem në Itali, janë arrestuar nga një grup policesh, pasi u është gjetur 20 kilogramë hashash.
Operacioni ndaj shqiptarëve është kryer nga policë civile rreth ores 18:30 të ditës se djeshme.
Të 4 shqiptarët ishin në nje bar në rrugen Monfalkone, jo shume larg stacionit hekurudhor të Lambratës, në pritje per të marrë turnin e punës. Ka qenë ky vendi ku policia ka vrojtuar 4 shqiptarët duke biseduar mes tyre.
Autoritetet policore nuk kanë bërë te ditur identitetet e 4 shtetasve shqiptarë.