Parlamentare holandeze vizite dyditore ne Tirane

Komisioni për Çështjet Evropiane i Parlamentit holandez do të vizitojë Shqipërinë në datat 12-14 maj, në kuadër të një vizite në rajon.
Në një njoftim për shtyp të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, bëhet e ditur se qëllimi i vizitës është familjarizimi i anëtarëve të këtij komisioni me Shqipërinë, politikën e saj dhe aktorët kryesorë të shoqërisë shqiptare, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.
Gjatë vizitës parlamentarët holandezë do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama.
Delegacioni holandez parlamentar do të takohet gjithashtu me kryetarin dhe anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit europian, si dhe me analistë politikë, udhëheqësit fetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, delegacioni do të vizitojë gjithashtu disa projekte të mbështetura financiarisht nga Qeveria holandeze.