Itali, pranga një çifti shqiptarësh, trafikonin drogë

Policia Italiane, foto arkiv
Një çift shqiptarësh u arrestuan nga policia italiane ishin shpërndarës të lëndëve narkotike.
Mësohet se janë arrestuar bashkëshortët, Alfred Tanush,i 26 vjeç dhe Xhuliana Ymeri, 20 vjeç.
Dy të rinjve policia u gjeti me vete rreth 200 gramë kokainë e ndarë në doza e përgatitur për tu shitur.
Policia e Savonas ishte vënë prej kohësh në ndjekje të dy të rinjve të cilët frekuentonin të njëjtat vende, takoheshin me të njëjtit njerëz dhe kishin lëvizje të dyshimta.
Në kohën e prangosjes çifti i shqiptarëve sapo i dorëzuan dy doza kokaine një të riu, gjë që bëri arrestimin e tyre në flagrancë. /E.L/