Kapshticë, autoritetet greke pengojnë 50 qytetarë shqiptarë të futen Greqi

Dogana e Kapështicës, foto arkiv
Pala greke në Kapshticë ka kthyer rreth 50 qytetarë shqiptarë që udhëtojnë me pasaporta biometrike në shtetin helen. Mësohet se qyetarët, të cilët nuk u lejuan të kalonin kufirin kanë plotësuar kushtet e Shengenit, duke patur me vete lejen e qëndrimit, apo edhe sasinë e duhur të parave.
Ndërkohë që nuk janë sqaruar nga doganierët grekë për kthimin pas.
Sa u futa në doganë, me garanci me letra me vula në rregull më kthyen. As vetë nuk e kuptova, lekët i kisha. Kthyen gjithë autobusin, jo vetëm mua shprehet një qytetar.
Ndërkaq autoritetet shqiptare, të gjendur përballë shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve shqiptarë zhvilluan në mesditë një takim me homologët grekë, duke kërkuar sqarime nga homologët. Nga takimi, pala greke ka argumentuar kthimin e qytetarëve shqiptarë me justifikimin e vetëm, atë të mosplotësimit të kushteve. /E.L/