E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentojnë të vjedhin karburant, plagosin rojen

Pikë Karburanti

Dy persona të armatosur me kallashnikov kanë plagosur  rojen e një pike karburanti  teksa tentonin të grabitnin karburant.

Pika e karburantit ndodhej në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Vorë.

Dy autorë e armatosur kanë tentuar të lidhin rojen, Qamil Haxhia 50 vjeç, dhe në konfrontim me këtë të fundit e kanë qëlluar me armë në këmbë.

Të shtënat kanë plagosur rojen, por më shumë kanë terrorizuar autorët. Këta të fundit janë larguar menjëherë, së bashku me armën pa realizuar grabitjen.

Me të marrë sinjalizimin përkatës në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore.

Policia kreu kontrolle në zonë për të gjetur gjurmë të autorëve.

E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›