Itali, pranga per vrasje te riut shqiptar

Nje shtetas shqiptar dhe dy italiane jane arrestuar sot nga policia italiane ne Dezencano te Breshias, nen akuzen e perdorimit te dhunes me pasoje vrasjen.
Sic raportojne agjencite italiane te lajmeve, tre personat ne fjale akuzohen per rrahjen per vdekje te nje shtetasi maroken, trupi i te cilit u gjet ne liqenin e Gardes me 24 tetorin e kaluar.
Sipas burimeve, prokuroret i akuzojne tre te rinjte per vrasje te qellimshme, per shkaqe qe nga hetimet kane rezultuar banale. Burimet shtojne me tej se lidhur me ngjarjen kerkohen edhe dy persona te tjere.