Berisha: Opozita te monitoroje procesin
TIRANE- Kryeministri shqiptar Sali Berisha ftoi sot opozitën në përzgjedhjen e një Komisionin Qëndror Zgjedhor me integritet të plotë. Para deputetëve te grupit parlamentar, lideri i PD-së tha “Cështja më kryesore e kësaj periudhe janë zgjedhjet. Ju bëj thirrje të ulemi me opozitën për të mundur të ndërtojmë një komision me kredibilitetin më të lartë”.
Kryeministri pranoi gjithashtu kërkesën e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për cështjen e pajisjes me karta identiteti, dhe ftoi opozitën të ushtronte të gjithë kontrollin që dëshiron. “Ftoj opozitën të ushtrojë të gjithë kontrollin që dëshiron mbi përgatitjet për procesin zgjedhor. Ne do ta konsideronim kontrollin e saj kontribut të madh për procesin.”- vazhdoi kryeministri Berisha në mbledhjen e Grupit PD.
(s.g/BalkanWeb)