E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi nga tregu, protestojnë tregtarët lushnjarë

Tregu industrial në rrethin e Lushnjes është pushtuar nga një protestë zhvilluar nga tregtarët e këtij ambienti. Pas miratimit ngë këshilli bashkiak me kërkesë të pronarëve të truallit, për të ndërtuar një qendër shumëfunksionale industriale. 

LUSHNJE- Më shumë se 100 tregtarë në ambientet e jashtme të tregut industrial në Lushnje kanë protestuar paraditen e së hënës përballë godinës së Bashkisë së qytetit. Shkak ka qenë largimi i tyre nga vendi ku ata kanë tregtuar për vite me radhë. Në këtë pjesë të qytetit Këshilli bashkiak ka miratuar kërkesën e pronarëve të truallit për të ndërtuar një qender shumë funksionale industriale. Por tregtarët shprehen se janë larguar padrejtësisht pa u lajmëruar dhe pa u gjetur një vend tjetër tregtimi.
Nga ana e tij kryebashkiaku i Lushnjes Albert Samxhaku tha se gjithçka është bërë konform ligjeve urbanistike është miratuar nërtimi i një qendre industriale me vendim të këshillit bashkiak dhe se tregatrët do të vendosen në një tjetër treg pronë e bashkisë se Lushnjes. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›