E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikrimi Ekonomik, arrestohen 20 falsifikatorë vizash

Në bazë të një operacioni të zhvilluar nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës në disa rrethe të vendit është bërë e mundur arrestimi i 20 personave, të cilët merreshin me prodhimin e vizave false. Rrjeti i falsifikatorëve prodhonte viza për të udhëtuar drejt Greqisë. 

TIRANE- Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 20 personave të cilët akuzohen për falsifikim vizash. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ditën e sotme, Antikrimi Ekonomik i Tiranës ka zhvilluar një sërë operacionesh në disa nga qytetet kryesore të vendit.
Mësohet se personat e arrestuar janë pjesë e një rrjeti të madh i cili merrej me falsifikimin e vizave të udhëtimit për në shtetin grek dhe mes tyre bëjmë pjesë disa sekserë dhe pronarë hotelesh.
Operacionet e Antikrimit Ekonomik kanë përfshirë qytetin e Fierit, Durrësin. Elbasanin Përmetin dhe Tiranën ku është bërë edhe ndalimi i 20 personave përgjegjës për falsifikimin e vizave.

(e.n/a.r/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›