E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Bumçi vizitë zyrtare në Kosovë

TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 24-25 prill, me ftesë të homologut të tij kosovar, Enver Hoxhaj.

Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së kjo është vizita e parë e ministrit Bumçi, në rajon, gjatë së cilës ai do të zhvillojë bisedime zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit.

Kjo vizitë do të ketë në fokus marrëdhëniet strategjike të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, si dhe zhvillimet në rajon.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›