Korrupsion, arrestime në Fier dhe Pogradec
Operacioni i koduar "Liqeni i pastër" coi në arrestimin e dy personave, Meardi Berberi, dhe Aleks Hamzallari, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë". Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica jep detaje të operacionit.
"Veprimet hetimore ndaj këtyre shtetasve kanë nisur pas kallëzimit penal të bërë nga ana e një shtetasi me inicialet GJ.L, banues në qytetin e Pogradecit, të cilit këta shtetas i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë atë", bëri të ditur Plangarica.
Ndërkohë në një tjetër operacion të koduar "Shkodrani" u arrestuan dy mjekët Tushe Qalliu dhe Leon Shpataraku, të dy me funksion anëtar i Komisionit të Paaftësisë për Punë.
"Këta shtetas akuzohen për veprën penale "Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Finalizimi i ketij operacioni u be si rezultat i nje hetimi disa mujor, në fokus të të cilit ishte Komisioni i Trajtimit të Aftësive për Punë pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore Qarku Fier. Te tre këta shtetas në periudha kohore të ndryshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar funksionin e tyre, kanë përvetësuar shuma të ndryshme monetare në favor të dhënies së të drejtës për t’u trajtuar si të paaftë për punë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore", tha Plangarica.
Denada Shkodrani < I mëparshmi