E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, protesta kundër ligjit të përgjimeve

Edicioni italian i Wikipedia ka vendosur offline të gjitha edicionet e saj përvec njërës, në shenjë proteste ndaj draftit të ligjit për privatësinë, që parashikon kufizimin e publikimeve të përgjimeve të policisë.

Transkriptimet e përgjimeve telefonike kanë vënë në siklet kryeministrin Silvio Berlusconi, i cili është në gjyq nën akuzat për korrupsion dhe marrëdhënie seksuale me prostituta minorene.

Drafti parashikon që faqet e internetit të ndryshojnë përmbajtjen e tyre brenda 48 orëve nëse subjekti është i mendimit se ajo është e dëmshme ose e njëanshme.

Protestuesit italianë, të cilët mbanin një zinxhir për të simbolizuar gojën e mbyllur, u mblodhën jashtë selisë së Parlamentit në Romë.

Deputetët kishin filluar debatet mbi amendamentin, që do të kufizojë të drejtën e gazetave dhe ëebsite-ve të tjera që të publikojnë përgjime bisedash gjatë hetimeve të policisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›