Dy tërmete në jug të Maqedonisë

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar sot me një distancë prej 100 kilometrave në juglindje të Shkupit. Epiqendra e këtyre tërmeteve është nga rajoni i Vallandovës.
Tërmeti i parë u regjistrua në ora 03.55 dhe sipas të dhënave është ndjerë në Vallandovë me intensitet prej 4 deri në 5 ballë sipas shkallës Rihter, dhe në Gjevgjeli me intensitet prej 3-4 ballë.
Tërmeti i dytë ka ndodhur tre minuta më vonë dhe është ndjerë në po të njejtën zonë. Gjithashtu gjatë ditës së hënë është regjistruar lëkundje tërmeti edhe në Shkup me fuqinë prej 4 ballë sipas shkallës Rihter.